LAJME / E Shtunë 21 Qershor 2025, 13:01

Po transportonin dr*gë me Audi dhe Jaguar për ta shitur, arrestohen 5 persona në Tiranës, mes tyre dy vëllezër

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 5 shtetas të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kg Cannabis Sativa.

2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.

Sekuestrohen 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit të koduar “Valiasi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. P. dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjerë shtetasit Sh. N.(G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE