
Këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka patur një debat të ashpër me opinionistin Arjan Curri në emisionin Top Story.
Zyberaj u përplas me Currin lidhur me disa deklarata të tij, pas rastit të Naim Murselit, i cili dyshohet se urdhëroi vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj. Arjan Curri kishte deklaruar se Murseli dyshohet të ketë patur një lidhje romantike me një burrë, e më pas shpërthyen aludimet se bëhet fjalë për Pacollin.
Këshilltari i Pacollit, i konsideroi shpifje të ulëta dhe paralajmëroi padi, duke deklaruar se ka patur tentativa për të "njollosur emrin e zotit Pacolli". Ai tha se prokuroria e Kosovës nuk ka patur një pistë të tillë dhe se Curri po shpif.
Po kështu edhe Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj opinionistit, duke thënë se ai ka shpifur.
Gjatë debatit në Top Story, Zyberi tha se Blendi Fevziu e kishte përshkruar Currin si një analist që përpara emisionit e ka pyetur se "cilën anë të mbajë", duke nxitur debat të ashpër në studio.
Kjo është hera e parë që një përfaqësues i Behgjet Pacollit përballet në studion ku u diskutuan pista që aludonte një lidhje mes Naim Murselit dhe Pacollit.
