LAJME / E Martë 15 Shtator 2026, 02:02

Joz Shpulla rikthehet fuqishëm pas burgut, vjen njoftimi i fortë që po befason fansat

Jozefin Marku ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata i dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari mesa duket po i shfrytëzon këto ditë për t’u “rikuperuar” dhe ashtu sikurse ai thotë për të punuar për projekte të reja.

“Faleminderit për mbështetjen”, shkruan dër të tjera Jozi, ku shihet pranë një oxhaku, teksa në duar mban një libër.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ndryshoi për këngëtarin masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Jozi u arrestua pas videos së bërë publike në rrjet ku ai së bashku me miqtë e tij shiheshin teksa dhunonin ish-banorin e Big Brother Vip Kosova, Eduart Kuçi.