LAJME / E Premte 15 Dhjetor 2023, 15:03

Përplasje me armë në burgun e Peqinit, raportohet për të plagosur

Përplasje me armë në burgun e Peqinit, dyshime për viktima, të plagosur.

Nga të dhënat e para rezulton se i burgosuri Sokol Mjacaj, ka qëlluar me armë në mjediset e brendshme të burgut të sigurisë së lartë në Peqin, raporton noa.al.

E ndërkohë raportohet se i dyshuari ka marrë peng punonjës të kuzhinës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka për një pohim paraprak duke thënë se për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm, është qëlluar edhe me armë zjarri dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej tyre.

Ndërkohë, kjo drejtori thotë se asnjë gardian apo punonjës tjetër i burgut nuk është lënduar nga kjo ngjarje.

Incidenti vjen një ditë pasi Sokol Mjacaj, u izolua në regjimin e rreptë 41 bis.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur në korrik 2015 në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.