LAJME / E Enjte 14 Dhjetor 2023, 17:05

Përplasen dy makina në Shkodër, njëra merr flakë. Plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur para pak minutash në një aksident që nisi me përplasjen e dy mjeteve dhe precipitoi me djegien e një prej tyre.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në aksin rrugor "Shkodër-Vau i Dejës", raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç.

Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari.

Po ashtu është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al