
Vrasje në Prizren: 27-vjeçari humb jetën pas konfliktit mes kushërinjve, dyshohet se mosmarrëveshja nisi për emrin e një rruge
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara me mjet të mprehtë.
Sipas informacioneve të para, konflikti ka ndodhur mes dy kushërinjve, përkatësisht djemve të axhës, dhe ka përfunduar me pasoja fatale për njërin prej tyre.
Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, raporton se ngjarja dyshohet të ketë nisur si rezultat i mospajtimeve lidhur me emërtimin e një rruge në fshatin Kobaj. Mosmarrëveshja mes palëve më pas ka eskaluar në konflikt fizik, duke përfunduar tragjikisht.
Lidhur me rastin dhe ecurinë e hetimeve, për Klan Kosovën ka folur edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka konfirmuar se autoritetet janë duke zhvilluar hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa rasti ka tronditur banorët e zonës dhe opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
