
Protesta e qytetarëve ka vijuar për të 19-në ditë radhazi, me tubuesit që janë mbledhur pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës plenare.
Protestuesit janë pozicionuar pranë hyrjes kryesore të Kuvendit, duke bllokuar kalimin e deputetëve të mazhorancës.
Për shkak të situatës, disa prej tyre kanë dalë nga një hyrje tjetër e godinës, duke shmangur hyrjen kryesore.
Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka dalë nga Kuvendi përmes një hyrjeje tjetër, duke shmangur daljen nga hyrja kryesore ku ishin të mbledhur protestuesit.
Pasi u larguan nga Parlamenti për të shkuar drejt Kryeministrisë, disa prej protestuesve kaluan edhe pranë selisë së PD-së, ata brohoritën thirrje si: “Rama në burg, Berisha në burg”, si dhe “Opozitë e shitur”.
Këto kore irrituan disa mbështetës demokratë të cilët po qëndronin para selisë që nisën një përplasje verbale me turmën e protestuesve, që gati sa nuk kaloi në përplasje civile.
Situata u qetësua dhe protestuesit vijuan rrugën drejt Kryeministrisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
