LAJME / E Enjte 18 Qershor 2026, 13:01

Parlamenti Europian miraton rregullat për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, Meloni: Sukses historik

Parlamenti Evropian më në fund ka miratuar rregulla të reja për kthimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë ilegalisht në Bashkimin Evropian.


Rregullorja u miratua me 418 vota pro, 218 kundër dhe 30 abstenime, me mbështetjen e Partisë Popullore Evropiane dhe forcave të krahut të djathtë.

Sipas rregullave të reja, një vendim kthimi nënkupton një detyrim për t'u larguar nga territori i Shtetit Anëtar në fjalë menjëherë ose brenda një periudhe të caktuar kohore. Migrantët gjithashtu mund të mbahen në qendra paraburgimi deri në 24 muaj.


Një element tjetër i rëndësishëm i rregullores është mundësia e transferimit të migrantëve, me përjashtim të të miturve të pashoqëruar, në "qendrat e kthimit" të vendosura në territorin e vendeve të treta.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e përshkroi këtë vendim si një arritje historike për Italinë dhe për të gjithë Evropën.

“Në këtë mënyrë, Italia ka arritur një sukses të madh në Evropë. Parlamenti Evropian ka miratuar rregulloren e re mbi kthimet, një masë historike që është gjithashtu fryt i punës së qeverisë italiane dhe që na lejon të kthejmë më shpejt ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE”, tha Meloni në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Evian, ku ndodhet për samitin e G7.


Ajo theksoi se rregullorja parashikon edhe hapjen e qendrave të kthimit në vendet e treta, duke ndjekur modelin e marrëveshjes së Italisë me Shqipërinë.

“Sot, Evropa ndjek rrugën e hapur nga Italia me protokollin me Shqipërinë, një zgjidhje inovative që u kundërshtua nga e majta, por që tani është bërë një instrument për të gjithë BE-në”, deklaroi ajo.

Meloni shtoi se objektivat mbeten të qarta: mbrojtja e kufijve, ulja drastike e zbarkimeve, luftimi i trafikantëve të qenieve njerëzore dhe kthimi i menjëhershëm i atyre që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë.

"Ne u premtuam italianëve se do ta ndryshonim Evropën dhe e bëmë këtë, me guxim dhe vendosmëri. Unë nuk do të ndalem, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE