
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rezultati i sotëm zgjedhor është vetëm hapi parë drejt ringritjes së partisë më të vjetër në vend.
Në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, ajo tha se sot qytetarët nëpërmjet votës kanë ndihmuar që të ri balancohet skena politike.
“Natyrisht që ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes, por kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë dhe edhe më shumë më shumë punë në terren e afër qytetarëve tanë, besoj që LDK-ja do të vazhdojë të ringritet edhe në muajt dhe vitet në vijim”, tha ajo.
Osmani shtoi se qytetarët janë lodhur me proceset zgjedhore dhe me krizat e pafundme, duke iu referuar pjesëmarrjes më të ulët në zgjedhje. Nga nesër, ajo tha se do të angazhohen që vendit t’i japin institucione.
Osmani, foli edhe për çështjen e presidentit, teksa shtoi se VV’ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin e saj për presidente.
‘’Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka asnjë arsyeje që ta refuzojë emrin tim për presidente të 7 të Republikës së Kosovës, kaq është përgjigja ime’’, tha ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
