
Procesi i numërimit në Kosovë është drejt fundit, ndërkohë që LVV e Albin Kurtit ka fituar zgjedhjet me më shumë se 43% të votave.
Pas tij vjen PDK, LDK dhe AAK, ndërsa Lista Serbe ka marrë 5.92% të votave.
Gjithsesi, Vetëvendosja kësaj radhe nuk i plotëson dot numrat në Kuvend për të krijuar qeverinë.
Sipas KQZ-së, në këto zgjedhe, të drejtën e votës e kanë ushtruar 675 mijë e 950 persona, që përbën 34,49% të elektoratit të regjistruar.
22:50 Pjesëmarrja e ulët, ish-presidentja Osmani: Ishte e pritshme, qytetarët janë lodhur nga kaq shumë zgjedhje
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të numërimit të kutive. Krah Lumir Abdixhikut, Osmani u ndal te pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votime, duke u shprehur se populli i Kosovës është lodhur nga zgjedhjet e shumta.
22:27 “Kemi marrë 20 mandate”/ Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Pamë një refuzim të qytetarëve ndaj këtij stili qeverisës
Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në një konferencë pas numërimit të votave në Kosovë. Ai u shpreh se partia e tij tashmë ka marrë 20 mandate, teksa nuk i kurseu kritikat për LVV-në, pas rezultatit të fundit të zgjedhjeve.
21:52 Më shumë se 280 mijë vota, Lëvizja Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, LVV ka publikuar një foto ku shkruan se festa e madhe e fitores do të mbahet në sheshin “Skënderbe”” në Prishtinë, në orën 23:00, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
