
Po e ndjek protestën nga Uashingtoni dhe më duket sikur jam aty.
Jam i mahnitur nga kreativiteti i këtyre të rinjve. Ndërsa në raste të tilla sheshet e Europës shndërrohen në arena përleshjesh, tymi e zjarri, kjo e jona është një lumë i pafund memesh, videosh dhe artikulimesh inteligjente.
Pa dhunë. Vetëm me dashuri për vendin, për tokën dhe për natyrën tonë të mrekullueshme që disa po e shkatërrojnë pa mëshirë. Për një jetë me dinjitet.
Duhet të jetë hera e parë në botë që ndodh një protestë si kjo. Prandaj mediat botërore nuk i japin dot shpjegim.
Sot dëgjova dy të rinj që thanë se do të kthehen të jetojnë në Shqipëri nëse kasta e korruptuar ikën. A ka gjë më të bukur se sa të kthehet një popullatë e re që sot konsiderohet e humbur, e ikur?
Vetëm një njeri i ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon. Siç ndodh rëndom në histori kur një njeri I VETËM mban peng një popull dhe një rini të tërë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
