Ministria e Jashtme e Iranit ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë nisur një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” me sulmet ndaj impianteve bërthamore iraniane. Njoftimi është shpërndarë nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim.
Në deklaratë, Teherani akuzon SHBA-në për tradhti ndaj diplomacisë në mes të një procesi negociator dhe për shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare. Qeveria amerikane mbahet përgjegjëse për pasojat e rënda dhe ndikimet e tmerrshme të këtij veprimi, që e cilëson si një akt kriminal.
Irani thekson se ka “të drejtën legjitime për të rezistuar plotësisht dhe me vendosmëri ndaj agresionit ushtarak amerikan dhe krimeve të këtij regjimi banditesk” dhe do të mbrojë sigurinë dhe interesat kombëtare me çdo mjet të nevojshëm.
Po ashtu, Teherani u bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve përkatëse, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), të ndërhyjnë menjëherë për të kundërshtuar këtë akt të hapur dhe të paligjshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE