
Një grup qytetarësh ka nisur në Gjakovë një peticion për ndryshimin e emrit zyrtar të Republikës së Kosovës, duke argumentuar se emërtimi aktual nuk pasqyron identitetin historik të vendit.
Peticioni ka filluar në sheshin qendror të Gjakovës, ku iniciatorët kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve me synimin që nisma të procedohet më pas në institucionet e Kosovës.
Sipas organizatorëve, territori i Kosovës së sotme njihet historikisht si Dardani, e cila ishte pjesë e hapësirës së lashtë ilire. Ata vlerësojnë se emri “Kosovë” është me origjinë sllave dhe se duhet të hapet një debat publik për ndryshimin e tij.
Njëra nga iniciatoret e peticionit, Fatushe Dervishdana, deklaroi se nisma është ndërmarrë për shkak të origjinës së emrit aktual.
“Nëse vazhdojmë me mbajt emrin sllav Kosovë, bëjmë gabim trashanik”, është shprehur ajo.
Sipas saj, iniciativa është nisur nga nëntë persona, të cilët synojnë të mbledhin numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, në mënyrë që peticioni të dorëzohet më pas në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim.
Deri më tani, institucionet e Kosovës nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me këtë nismë, ndërsa mbetet të shihet nëse peticioni do të arrijë të sigurojë mbështetjen e nevojshme për procedim të mëtejshëm.
Ndryshimi i emrit të shtetit do të kërkonte procedura kushtetuese dhe ligjore, përfshirë vendimmarrje nga institucionet përgjegjëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
