LAJME / E Premte 7 Gusht 2026, 19:07

E fundit, e rende ne Malin e Tomorrit ja cfare raportohet

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në rrugën drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë të Beratit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin e frenimit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë. Automjeti, i drejtuar nga shtetasi Dritan Muço, është përplasur disa herë me bordurat anësore prej betoni përpara se të dilte nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe gjashtë pasagjerët që udhëtonin me të: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço, si dhe Marko dhe Xhesika Sojati.

Të shtatë të plagosurit u transportuan me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Pesë prej tyre u larguan më pas nga spitali, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, Matilda Muço, u dërguan për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave, Dritan Muço ka pësuar dëmtime në sy, ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë plagë më të rënda.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se gjatë ngjitjes drejt Malit të Tomorrit automjetit nuk i kanë funksionuar frenat. Për pasojë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, i cili është përplasur me bordurat dhe më pas ka dalë nga rruga, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE