LAJME / E Premte 7 Gusht 2026, 18:06

Tezja dhe nipi gjenden pa shenja jete, detaje nga ngjarja

Dy persona janë gjetur të pajetë në një apartament në Portici, në provincën e Napolit.

Viktimat janë një grua 82-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar, të cilët, sipas informacioneve paraprake, ishin teze dhe nip.

Trupat u zbuluan në një banesë në Piazzale Divina Provvidenza. Sipas hetimeve të para, vdekja e tyre dyshohet të ketë ndodhur disa ditë përpara se të gjendeshin.

Karabinierët dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas autoriteteve, trupat u gjetën të shtrirë në dysheme pranë shtratit dhe ishin në gjendje dekompozimi. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupat e viktimave, ndërsa nuk janë gjetur as gjurmë hyrjeje me forcë në apartament.

Me urdhër të autoriteteve gjyqësore, trupat janë dërguar në morgun e Spitalit Policlinico të Napolit, ku do t’u nënshtrohen autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sipas të dhënave paraprake, trupat mund të kenë qëndruar në apartament për rreth pesë ditë para se të zbuloheshin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE