LAJME / E Premte 7 Gusht 2026, 19:07

Lajm i trishte, nderron jete mesuesi i dashur

Një lajm i trishtë ka ardhur nga qyteti i Lezhës, ku mësuesi, piktori, skulptori dhe skenografi Lekë Frroku, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Lajmin për ndarjen nga jeta të Frrokut, e kanë dhënë miqtë e tij, përmes postimeve në rrjetet sociale, të cilët kanë reaguar me pikëllim për humbjen e tij.

Një nga miqtë e Frrokut, Pjetër Nikolli, shkruan se njerëz si artisti, ikin fizikisht, po nuk dalin nga kujtesa, sepse jetojnë veprat e lëna pas.

“Ike para kohe, mësues, artist, piktor, skulptor, gdhendës-latues duarartë i gurit e drurit, skenograf e ikonograf, mjeshtër i bisedës dhe gjetës i fjalës së duhur, shok e njeri i rrallë! Njerëz si ti ikin fizikisht nga kjo jetë, pooor nuk na dalin nga kujtesa, sepse jetojnë veprat e lëna pas!”, shkruan miku i tij Pjetër Nikolli.

Ndërsa një tjetër mik i tij, shkruan se Frroku ishte një njeri jashtëzakonshëm dhe se ka lënë gjurmë në jetët e tyre.

“Lekë Frroku kishte një cilësi që nuk mësohet në asnjë shkollë: mirësinë. Ishte njeri që të afrohej pa zhurmë, të dëgjonte pa të ndërprerë dhe të jepte një mendim pa ta imponuar. Në shoqërinë e tij ndiheshe mirë, sepse ai nuk kërkonte të ishte mbi të tjerët; kërkonte të ishte pranë tyre. Sot, kur themi “Mësues Leka”, nuk kujtojmë vetëm një mësues që u mësoi të tjerëve portretin. Kujtojmë një njeri që la gjurmë në fytyrat, në kujtesën dhe në zemrat e atyre që e njohën”, shkruan ai në Facebook.

Ndërsa bëhet me dije se ceremonia mortore për 66-vjeçarin do të mbahet nesër, me 8 gusht, ora 11.00, tek varrezat e Ishull, Lezhë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE