LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 00:12

Ngjarje e rëndë: 49 persona nuk arritën të shpëtonin pasi kamioni u prish papritur

Një tragjedi e paprecedentë ka goditur Nigerin, ku 49 persona kanë humbur jetën nga etja në shkretëtirën e Saharasë, pasi kamioni me të cilin po udhëtonin pësoi defekt në një zonë të izoluar të shkretëtirës.

Sipas autoriteteve lokale, viktimat ishin shtetas të Nigerit dhe po ktheheshin në vendlindje pas pjesëmarrjes në një festival të madh fetar në shtetin fqinj të Malit. Gjatë rrugës së kthimit, kamioni me të cilin udhëtonin u prish papritur në një nga zonat më të paarritshme të Saharasë.

Të mbetur pa transport, pa hije dhe me sasi të kufizuara uji, pasagjerët u përballën me temperatura ekstreme, të cilat rezultuan fatale për shumicën prej tyre.

Vetëm dy persona arritën të mbijetonin. Pas një përpjekjeje të jashtëzakonshme, ata ecën për ditë të tëra nëpër shkretëtirë derisa gjetën një burim uji. Pasi arritën në vend të sigurt, njoftuan menjëherë autoritetet për situatën tragjike.

Ekipet e shpëtimit u nisën drejt vendngjarjes, por kur mbërritën, për 49 udhëtarët e tjerë ishte tepër vonë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërsa tragjedia ka tronditur opinionin publik në Niger dhe më gjerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE