
Dalojnë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar në Tiranë, ku gruaja Lumturie Patushi dyshohet se është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Hysni Patushi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Në kuadër të operacionit për kapjen e tij, janë ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Dyshohet se prezent ka qenë dhe nipi 14-vjeçar.
Policia pritet të japë më shumë detaje për rrethanat e krimit dhe dinamikën e ngjarjes.
