LAJME / E Shtunë 19 Shtator 2026, 12:12

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në një kantier ndërtimi në Tiranë, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në një kantier ndërtimi në Tiranë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe uniformat blu po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Pritet që në vijim policia të japë më shumë detaje lidhur me motivin dhe dinamikën e ngjarjes.