LAJME / E Shtunë 19 Shtator 2026, 09:09

“Smund ta lija jetim”/ Pse nuk u bë kurrë baba? Spartak Ngjela rrëfehet: Më mirë mos prano të bësh fëmijë, sesa…

Avokati Spartak Ngjela ka rrëfyer në “She’s On Air” arsyen se përse nuk është bërë kurrë baba.

Gjatë intervistës, ai tregoi se ka dalë nga burgu në moshën 40-vjeçare dhe tha se preferoi të mos bëhej me fëmijë, sesa ta linte atë jetim.

“Kur kam dalë nga burgu kam qenë 40 vjeç dhe biologjia moderne ka thënë që mbas moshës 41 vjeç, nuk dihet se kur vdes. Mund të vdesësh 42, por edhe 102. Mirëpo ai që ka logjikën, por ka dhe kulturën të qytetërimit, e mendon të lërë një jetim… Më mirë mos prano të bësh një fëmijë, sepse s’e ke më jetën e sigurt, sesa të lësh një jetim. Pse? Sepse ai do ta vuajë gjithë jetën.

Nuk e kisha kur isha 25, nuk e kisha kur isha 30. E kisha kur isha 41-42. Ndryshon problemi. Atëhëerë mendon njeriu që mund të vdesë 45 dhe e lë atë 2 vjeç. Është humanizëm, nuk është instinkt. Është humanizëm. Është logjikë e madhe”, tha ndër të tjera Spartak Ngjela.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tregoi alarmin që ngriti kongresmeni amerikan Keith Self.

“Kur kemi qenë në takim bashkë me zotin Sali Berisha, me zotin Keith Self, tha se “nëqoftëse mbaron shpejt ose do të zgjidhet çështja e Ukrainës, do t’i vijë radha Ballkanit, por mos prisni që të ketë po të njëjtat qëndrime siç kanë qenë më përpara”. Pra, ky është një alarm, por ne nuk duam ta lexojmë këtë alarm. Sepse qendrat e vendimmarrjes së pushtetit ekzekutiv shikojnë më tepër interesin e pushtetit dhe për të mos i dhënë asnjë mundësi zhvillimi normal as Shqipërisë, as shqiptarëve dhe as interesit tonë kombëtar. Ky është një problem i madh sidomos për Tiranën”, tha Mediu.

“Unë e kam ngritur këtë alarm me kohë. Pse Serbia investon në mbrojtje mbi 3% të buxhetit, në një kohë që nuk ka asnjë kërcënim dhe është në marrëdhënie me Kinën dhe me Rusinë? Të njëjtin konstatim kishin edhe kongresmenët në dëgjesën që u bë. Në një kohë që Shqipëria, nga ana tjetër, ka një problem shumë të madh të korrupsionit, të trafikut të drogës, të mungesës së lirisë së zgjedhjeve etj. Ndërsa Serbia ka mbështetje gjeopolitike shumë herë më të përcaktuar”, shtoi Mediu.