LAJME / E Shtunë 19 Shtator 2026, 06:06

Detaje nga zinxhiri i abuzimit seksual, shkolla zbulon rastin e 12-vjeçares, arrestohen tezja dhe kushërira e të miturit

Për 4 muaj, një vajzë 12-vjeçare në Tiranë kishte jetuar në një situatë aspak të përshtatshme për moshën e saj.

Rrethi familjar me të cilin ajo duhet të ndihej e sigurt dhe të mësonte vlerat, rezultoi t'i ofronte asaj krejt të kundërtën, duke e futur në materiale pornografike dhe duke abuzuar seksualisht me të miturën.

E gjitha filloi në qershor kur tezja 32-vjeçare e vajzës i tregoi fillimisht vajzës materiale filmike të papërshtatshme dhe më pas pati marrëdhënie intime me të. Vajza më pas pati marrëdhënie intime me djalin e tezes së saj, duke krijuar kështu një zinxhir abuzimesh.

Rasti u zbulua nga shkolla, e cila njoftoi policinë pasi vajza kishte ndarë një nga këto video me shoqet e saj.


Sipas psikologëve, raste të tilla marrin këto përmasa për shkak të mungesës së komunikimit prind-fëmijë.

Jonida Haxhiu, profesoreshë e psikologjisë, thotë se “komunikimi prind-fëmijë mungon”.

Ajo që e bën këtë situatë edhe më serioze është fakti se në javët e fundit edhe nëna e të miturit kishte qenë në dijeni të këtij abuzimi, por nuk kishte folur hapur.

«Edhe nëna nuk ishte në gjendje të komunikonte», shton psikologia.

Në këtë rast, policia e Tiranës ka arrestuar tezen e vajzës 32-vjeçare, e cila ishte e martuar, dhe kushërirën 29-vjeçare të të miturit./Top Channel