LAJME / E Diel 14 Qershor 2026, 23:11

“Neomalsorja” njoftoi largimin nga PS, Helena e Ramës e sulmon ashpër

Studentja Helena Kaçe, e cila hapi kongresin e PS-së, e ku Edi Rama tha se ajo do të jetë pasardhësja e tij në parti, i është përgjigjur Marjana Koçekut, e cila ka shpallur daljen si deputete e pavarur. Në një postim në rrjetet sociale, Kaçe shkruan:

“Ka një lloj hipokrizie dhe mosmirënjohje në politikë. Të futesh në Parlament përmes listave të mbyllura, me votat dhe angazhimin e një partie, e pastaj të kujtohesh se ‘idealet e kufijtë moralë’ të shtyjnë të dalësh e pavarur.

Pavarësia e vërtetë nuk nis duke dorëzuar teserën e mbajtur karrigën. Nis duke dorëzuar mandatin. Sepse ato vota që të sollën në Parlament ishin të njerëzve që votuan një logo dhe vision politik. Nëse idealet e tua nuk përkojnë më me atë shtëpi politike, hapi më parimor është tua kthesh mandatin atyre që të besuan.

Suksese paç në rrugëtimin tënd të ri Marjana si e pavarur, po bëje si duhet: Dorëzo mandatin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE