
Pas numërimit të rreth 99% të votave të hedhura në kutitë e votimit në mbarë Kosovën, rezultatet paraprake tregojnë ndryshime të rëndësishme në përbërjen politike të Kuvendit.
Megjithëse Vetëvendosje mbetet forca e parë politike në vend, ajo ka pësuar një rënie të ndjeshme në numrin e mandateve, duke humbur 9 deputetë krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Kjo tregon një tkurrje të mbështetjes elektorale, edhe pse partia vazhdon të ruajë pozicionin dominues në skenën politike.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar një rezultat prej 21.22% të votave, duke arritur të sigurojë dy mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës ka regjistruar një rritje të konsiderueshme, me 17.6% të votave, çka përkthehet në pesë mandate shtesë për partinë e drejtuar nga Lumi Abdixhiku. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.1% të votave dhe siguron 8 mandate në Kuvend.
Këto rezultate tregojnë një rikonfigurim të balancave politike dhe një forcim të opozitës në raport me legjislaturën e mëparshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
