LAJME / E Hënë 8 Qershor 2026, 22:10

Mrekulli mjekësore në Manastir: 58-vjeçarja shtatzënë me trinjakë – mjekët rekomandojnë reduktimin e një ose dy embrioneve

Mrekulli mjekësore në Manastir: 58-vjeçarja mbetet shtatzënë me trinjakë pas fertilizimit in vitro

Mosha nuk e ndali dëshirën për t’u bërë nënë. Një grua 58-vjeçare ka mbetur shtatzënë me trinjakë pas një procedure të fertilizimit in vitro (IVF), njoftoi pasditen e sotme prim. dr. Tasho Trpçevski.

“Kur dëshira për një fëmijë është më e fortë se çdo sfidë, mjekësia dhe këmbëngulja mund të krijojnë histori të jashtëzakonshme”, shkroi ai.

Ekzaminimi me ultratinguj ka konfirmuar një shtatzëni me tre embrione, ndërsa në fotografinë e publikuar shihet një pjesë e bisedës mes pacientes dhe dr. Tasho Trpçevskit.

Sipas mjekut, bëhet fjalë për një rast jashtëzakonisht të rrallë dhe kompleks, i cili kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe kujdes multidisiplinar të nivelit më të lartë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në opinion, duke u konsideruar një shembull i jashtëzakonshëm i mundësive që ofron mjekësia moderne për realizimin e ëndrrës së prindërimit, pavarësisht sfidave që sjell mosha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE