LAJME / E Shtunë 16 Dhjetor 2023, 13:01

Moti i keq ‘pushton’ Lezhën, era hedh në tokë pemën dhe dekorin e vitit të ri

Prej ditës së djeshme e gjithë Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, i paqëndrueshëm dhe me erë të fortë.

Era e fortë ka shkaktuar dëme të mëdha, duke mos kursyer as dekorin e festave në qendër të qytetit të Lezhës.

Siç shihet nga pamjet, i gjithë dekori i festave, madje edhe pema e Vitit të Ri është dëmtuar duke u shtrirë në tokë fatmirësisht pa lënduar njerëz.

Gjithashtu në qytetin e Lezhës ka pasur edhe dëme të tjera pasi në rrugë të ndryshme shihen dhjetëra pemë të rrëzuar si pasojë e erës së fortë.