LAJME / E Martë 21 Mars 2023, 18:06

Mori ftesë për Big Brother VIP, Arjan Konomi nuk pranon dhe zbulon pagën: Është më e lartë në Përputhen

Arjan Konomi ka reaguar pas deklaratës së Blendi Salaj, i cili shprehej se ai e ka ëndërr të jetë opinionist në “Big Brother VIP”. Të njëjtën deklaratë bëri edhe Zhaklin Lekatari ndaj Arjanit pak ditë më parë.

Konomi ka vendosur t'i përgjigjet me një video në Instagram ku tregon se ftesën për opinionist e ka marrë, por nuk ka pranuar pasi ka një pagë më të lartë në Përputhen.

"Ky tipi ka qenë opinionist në Big Brother disa vite pas meje dhe pasi e çoi grop, më rithirën edhe një herë mua për të qenë opinionist. Por pavarësisht kësaj, më thanë që edhe Zhaklina ishte shprehur që sipas saj unë e kam ëndërr të jem opinionist në Big Brother. Jo për këta të dy, por për qindra mesazhe dhe komente që më pyesin, dua t’ju përgjigjem pse nuk jam në Big Brother. Është një çështje shumë e thjeshtë. Në Big Brother si opinionist ke një kontratë 100 ditore që mund të zgjasë edhe disa javë. Në Përputhen kam një kontratë 1 vjeçare. Prandaj interesi për mua në Përputhen është më i madh pasi paga që marr është shumë herë më e lartë sesa ajo opinionistit të Big Brother", tha Konomi.