LAJME / E Hënë 12 Maj 2025, 17:05

Autobusi bie në greminë, 21 të vd*kur dhe 24 të pl*gosur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Sri Lanka, kur një autobus që transportonte dhjetëra pelegrinë budistë ra në një greminë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave dhe plagosjen e 24 të tjerëve, sipas një zyrtari të lartë të transportit.

Aksidenti ndodhi në një rrugë të ngushtë dhe të rrezikshme në zonën malore të Kotmales, në qendër të vendit.

Rrugët dredha-dredha të këtij rajoni njihen për rrezikshmërinë e tyre, dhe ky aksident llogaritet si një ndër më vdekjeprurësit e dekadave të fundit në vend.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se pjesa e përparme dhe panelet anësore të autobusit janë shkatërruar plotësisht, ndërsa më shumë se gjysma e sediljeve janë shkëputur nga dyshemeja. Mjeti përfundoi në një plantacion çaji pasi humbi kontrollin dhe doli nga rruga.


Autobusi shtetëror po transportonte rreth 70 pasagjerë, rreth 20 më shumë se kapaciteti i lejuar, kur ndodhi aksidenti. Policia njoftoi se shoferi humbi kontrollin mbi mjetin pak para se të ndodhte tragjedia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.