Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale për të gjithë ata që kanë kontrolluar statusin e tyre për Lotarinë Amerikane #DV2026.
Në njoftim, Ambasada u bën thirrje qytetarëve që, nëse rezultojnë të përzgjedhur në faqen zyrtare dvprogram.state.gov/ESC, të ndjekin me kujdes udhëzimet dhe të plotësojnë aplikimin DS-260 në mënyrë elektronike.
Megjithatë, Ambasada thekson se përzgjedhja nuk garanton automatikisht një intervistë apo vizë për emigrim.
Procesi vijon me verifikime të mëtejshme dhe dokumentacion të saktë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.