LAJME / E Martë 13 Maj 2025, 04:04

Reagon ashpër shoqja e Rinës, zbulon detaje të reja në raport me Festimin

Pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik, ku stilisti i njohur Festim Isufi humbi jetën të premten, një valë reagimesh ka pushtuar rrjetet sociale.

Teksa shumëkush ka shprehur dhimbje për humbjen e parakohshme të tij, disa komente të rënda dhe akuza janë drejtuar ndaj partneres së tij, Rina, e cila mbeti e plagosur në atë që dyshohet të ketë qenë një konflikt tragjik mes tyre.

Në mbrojtje të saj ka dalë shoqja Gresa Gashi e cila përmes një postimi në Instagram ka shpërthyer ndaj komenteve të ashpra që qarkullojnë online.

“A jeni more normal, çfarë populli i mbrapshtë!”, shkruan ajo me revoltë, duke theksuar se e ndjen për obligim të sqarojë se komentet e pamëshirshme mund ta shtyjnë edhe Rinën drejt depresionit.

Sipas saj, Rina ka qenë e vetmja mbështetje për Festimin në periudhën e fundit të jetës së tij, si në aspektin moral ashtu edhe financiar, në një kohë ku ai po përballej me sfida të mëdha personale.

“Rina është mundu me mish e shpirt në çdo situatë për burrin e saj,” thotë Gresa, duke e përshkruar mikeshën si një vajzë të brishtë që reflekton vetëm të mira.

“E jep maksimumin Rina, fati deshti ndryshe,” përfundon ajo me dhimbje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.