Pas daljes nga BBVA, Gjesti ka nisur koncertet në të gjitha trevat shqiptare. Por mbrëmjen e djeshme, i pranishëm në një nga klubet më të njohura të shqiptarëve në Linz, Austri, i gjithë publiku ka vënë re nervozizmin e tij në skenë.
Gjatë performancës ndodhi një moment i pazakontë që shkaktoi tension në skenë. DJ personal i Gjestit, Gimbo, vendosi në sfond këngën “U Halite”, një këngë që reperi nuk e ka interpretuar asnjëherë në koncertet e tij.
Sipas asaj që ka thënë, arsyeja për këtë është shumë personale.“U Halite” i kujton një periudhë të vështirë dhe depresive të jetës së tij, për të cilën ka folur publikisht gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova” dhe Albania.
Pasi u vu re nervozizmi i tij, Gjesti nuk reagoi ashpër, por atmosfera u ndal për disa minuta. Pas qetësimit të situatës, DJ Gimbo vendosi hitin e njohur të reperit, “HMM”, i cili ka arritur mbi 22 milionë klikime në platformën YouTube.
Gjesti arriti ta tejkalojë këtë moment dhe vazhdoi performancën, por publikut nuk i shpëtoi gjithçka që ndodhi mes tij dhe Dj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.