
Analisti Fatos Lubonja deklaroi se protesta qytetare, që vijon prej tre muajsh tek Kryeministria, tregoi se Shqipëria ndodhet në një regjim autoritar dhe jo në demokraci.
Në një intervistë për News24, ai tha se në krye të këtij regjimi ndodhet di Rama, dhe se ai do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen për shkak se qytetarët u ngritën masivisht kundër tij.
“Një nga gjërat që ka bërë protesta, ka qenë një test nëse Shqipëria është në demokraci apo regjim. Kjo ka provuar shumë fort se këtu jemi në një regjim autoritar dhe jo demokraci. Kudo ku ka protesta në botë, ku bëhet një numër i madh për një çështje të caktuar, menjëherë numri iu tregon atyre në pushtet se këtu keni shkelur për një vendim dhe fillojnë korrigjimet e deri te dorëheqjet. Kur bëhet fjalë për një vendim apo dy vendime.
Këtu janë ngritur njerëzit për të ngritur sistemin, jo thjesht për Zvërnecin. Dhe u provua se është regjim sepse jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, siç duhet ta kishte dhënë. Kur jemi në një regjim. Edi Rama është në krye të regjimit, që nuk do të dorëhiqet. Kur flitet për frikë, flitet për dy frikëra. Frikën që duhet të ketë Edi Rama nga rrëzimi, por edhe frikën që do të duhej të kishte sikur vërtet të kishte ndërtuar siç pretendon një drejtësi të pavarur.”, tha ai.
Sipas tij, ka njerëz që ndodhen ende nën frikë për shkak se punojnë në administratë. Sipas tij, nëse do të ishim një vend demokratik, populli do ta kishte djegur kryeministrinë dhe qeveria do të kishte rënë me kohë.
“Ato që na ka bërë ne ky, po të kishte një popull i këtyre vendeve demokratike, i rritur në liri e demokraci, do të ishte djegur 10 herë kryeministria. Në një demokraci, do të binte menjëherë sa të fillonte sjelljet e para arrogante dhe autoritare. Frikë për përshkallëzim kemi.”, u shpreh Lubonja.
