LAJME / E Martë 1 Shtator 2026, 20:08

“Rama është vënë me shpatulla pas muri nga protesta” – Gazetari Çollaku: Ndërkombëtarisht është shembur! Nuk gënjen më as socialistët, largimi i tij çliron kutitë e votimit

Në një intervistë për News24, ai tha se Rama po tenton që të shpëtojë me lëvizjet që po bën, por shtoi se nuk mund të gënjejë më as socialistët. Sipas tij, largimi i Ramës do të çlirojë kutitë e votimit.

“Këto 94 ditë kanë shërbyer për ta dobësuar Ramën në një përmasë që s’ka qenë herë të tjera. E kanë vënë me shpatulla pas muri. Rama nuk rritet e forcohet më përballë protestës. Do të konsumojë edhe këto pasqyra, dhe racione folklorike që është duke u përpjekur t’i arnojë politikisht, të cilët nuk gënjejnë më askënd.

Nuk është duke gënjyer as socialistët që një pjesë i ka në shesh. Largimi i Ramës çliron kutitë e votimit. Nëse nuk ndodh, votimet janë të padobishme. Atëherë Shqipëria ka shanse të futet në një shteg ndryshimi. “, tha ai.

Sipas tij, protesta do të rritet më shumë. Për gazetarin, Rama është “shembur” përballë ndërkombëtarëve. Sipas tij, nëse SPAK duhet të kishte vepruar, qytetarët nuk do të dilnin në protestë.

“Besoj se protesta do të rritet, presioni do të shtohet dhe mbështetja ndërkombëtare ndaj saj do të shtohet. Rama ndërkombëtarisht është shembur. Nuk ekziston më një kryeministër që do ta presë dikush, ta ulë dikush nga homologët e tij evropianë dhe amerikanë.

Nëse SPAK apo agjencitë e zbatimit të ligjit do të kishin bërë detyrën ne nuk do të kishim protestë. Nuk do të kishim as kryeministër, as ministra, as bashkiakë dhe as zyrtarë të korruptuar. Kur shoh që boshatisen qelitë nga funksionet publikë pa u dënuar, ka dështuar njëra palë. Këta që dalin apo ata që hetojnë? Kanë dështuar ata që hetojnë”, shtoi ai.