LAJME / E Martë 1 Shtator 2026, 21:09

Do të udhëtojë drejt SHBA, komuniteti shqiptar përgatitet për pritjen e kryedemokratit: Mirë se vini në Teksas Dr. Berish

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë më 8 shtator një takim me komunitetin shqiptar në Dallas, Teksas, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Takimi do të zhvillohet në orën 4:30 PM, në ambientet e AACC TX – Qendrës së Komunitetit Shqiptar Amerikan të Teksasit, në Dallas.

Kjo do të jetë vizita e parë e Dr. Sali Berishës në Dallas në kuadër të një aktiviteti zyrtar pranë këtij komuniteti. Ai do të shoqërohet nga z. Fatmir Mediu, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ish-Ministër i Mbrojtjes.

Vizita pritet të shërbejë si një mundësi për takimin dhe bashkëbisedimin e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Teksas me të ftuarit nga Shqipëria, në një aktivitet që synon të forcojë lidhjet mes diasporës shqiptare dhe vendit amë.

Pritja e Dr. Berishës në Dallas është cilësuar nga organizatorët si një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në Teksas, i cili prej vitesh kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e identitetit, kulturës dhe lidhjeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

AACC TX ka bërë të ditur se takimi do të mbahet në ambientet e Qendrës së Komunitetit Shqiptar Amerikan të Teksasit, ndërsa komuniteti shqiptar është ftuar të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Dallas përgatitet kështu të mirëpresë Dr. Sali Berishën dhe z. Fatmir Mediu më 8 shtator, në një takim që pritet të sjellë së bashku përfaqësues të diasporës shqiptare në Teksas me figura të njohura të politikës shqiptare