SHOWBIZ / E Hënë 12 Maj 2025, 23:11

“Kuptuam që jemi të lumtur kur s’jemi bashkë”/ Aldo Marku flet për ndarjen nga ish-partnerja

Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Aldo Marku, ka qenë të shtunën i ftuar në “S’e Luan Topi”, ku ka folur si rrallëherë për ish-partneren e tij, Ana.

Aldo është shprehur ‘se ka qenë marrëdhënia më domethënëse që ka kaluar në jetë’. Por kur po fliste për ndarjen, ai shton se kuptuan se ‘ishin më të lumtur kur nuk ishin bashkë’.

Ndërsa duke folur për ardhjen në jetë të vajzës së tij, Akira, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se ‘është a papërshkrueshme dhe diçka e çuditshme’.

Si do t’a përshkruaje këtë marrëdhënie, këtë aventurë me Anën? Gati 5-vjeçare?

Më e bukura deri tani. Kemi qenë shokë të ngushtë, kolegë, ortakë. Absolutisht që ka qenë marrëdhënia më domethënëse që kam kaluar në jetë. Është finalizuar me Akirën, më 24 dhjetor 2021, për Krishtlindje.

Më dukej e pabesueshme. Mendon se je gati, por nuk je gati. Nuk e di ça të presësh, nuk e ke parë akoma fëmijën, ke parë vetëm barkun e fryrë.

Është e papërshkrueshme, është diçka e çuditshme. Më në fund ky personi që ke pritur për ta parë po e shikon, është aty, nuk është më brenda barkut. Tani është një jetë më vete, tani duhet të kujdesem për të, ekziston tani.

Besoj se pasi dole nga shtëpia e kuptove që Akira është bërë fëmija më i famshëm i këtij edicioni të Big Brother?

Ai momenti kur vjen dhe të përqafon, i ka prekur dhe i ka bërë për vete besoj zemrat e të gjithë shqiptarëve. Është aq e bukur sa unë e shoh herë pas here dhe nuk ngopëm. Sidomos thirrja e saj. Kjo ishte skena më e bukur

Shumë. E kishte marrë malli. Këtë moment e kisha frikë në fillim, mos më ka harruar, dy muaj e gjysmë pa u parë

Ajo mund të të ketë parë ty

Ajo më kishte parë gjithë kohës, po prapë ke frikë. Më ka pikë të dobët, mos t’a mohojmë, më vjen keq për Anën. Edhe ajo e pranon, nuk mendoj se është konkurrencë.

E sugjerova unë i pari, po kemi rënë dakord të dy

Vjen një moment që ti dhe Ana vendosni të ndaheni, çfarë ndodhi?

Kur them se ‘nuk kemi folur të njëjtën gjuhë’ do të thotë se mbase dhe unë duke qenë që mund të kem patur ato traumat e mia nga rritja ime, nuk dua kurrsesi që fëmija im të rritet me një lloj toksiciteti i çfarëdo lloj qoftë ai.

U bë toksike marrëdhënia juaj?

Perfekte nuk ishte, se ndryshe do ishim bashkë. Të dy filluam të kuptojmë se mund të jemi akoma më të lumtur nëse nuk jemi bashkë. Të jemi aty për Akirën, aty për njëri-tjetrin, po të ndryshonim 2-3 gjëra të tjera që nuk po na jepnin më atë stabilitetin emocional. E kur e pamë që nuk po zgjidhej problemi, që nuk e di i ça natyre ka qenë, i të dyja palëve, atëherë kuptuam që mbase nuk është e thënë që t’a mbajmë gjënë me zor.

Në fakt ndarja juaj është gati-gati e pabesueshme, në kuptimin që është shumë i civilizuar, ka një respekt dhe dashuri mes jush. Dikush mund të thotë si ka mundësi që këta të dy po ndahen, duke parë reagimet. Të gjithë e kanë parë Anën, të ka dalë në mbështetje, të ka dërguar edhe një mesazh brenda shtëpisë ‘papito na ka marrë malli shumë. Akira ka ndryshuar aq shumë sa nuk do t’a njohësh kur t’a takosh. Jemi shumë krenar me ty. Mbaj lart standardet e tua dhe mos e harro atë yllin tënd të veriut. Të duam. PS: mami ka nevojë për pushime kur të dalësh, Akira është e gjitha e jotja’. Edhe ajo thotë ‘të do’

Ndjenjat janë të shumta dhe fjala ‘të duam’ natyrisht që edhe unë e dua fort, është nëna e vajzës, është shumë e rëndësishme që edhe ajo të jetë mirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.