LAJME / E Diel 19 Maj 2024, 22:10

Monopatinat burim aksidentesh/ Rrugorja merr masa të rrepta për drejtuesit që shkelin rregullat

Policia rrugore në Vlorë ka marrë masa të rrepta për të gjithë ata që nuk resptektojnë rregullat e qarkullimit me monopatina.



Për rrjedhojë këtë në fundjavë është zhvilluar një aksion nga policia rrugore për vendosjen e gjobave për monopatinat që kalojnë në pedonale, pa kaskë mbrojtëse dhe te korsia e dedikuar për biçikletat.

Monopatinat janë kthyer dhe në një burim aksidentesh ku nga moserespektimi i rregullave, dhe kur monopatinat drejtohen nga adoleshentë ka patur dhe aksidente me të plagosur.