LAJME / E Mërkurë 9 Shtator 2026, 12:12

Ministria e Shëndetësisë flet për gjendjen e 3 të rinjve që u plag*sën nga shpërthimi te pika e karburantit në Tiranë

Tre personat e dëmtuar si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në pikën e karburantit Eida pranë zonës së “Brrylit”, Tiranë, janë paraqitur për trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.

Pacientët Blerim Hakballa, 22 vjeç, Rezart Abazi, 30 vjeç dhe Aurel Xhanaj, që të tre banues në Tiranë, ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe janë nën kujdesin e ekipit mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës.

Aktualisht, po kryhen ekzaminimet e nevojshme dhe vlerësimi i mëtejshëm i gjendjes së tyre shëndetësore, në përputhje me protokollet mjekësore.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes tek “Brryli”, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.