
Në seancën e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, janë votuar edhe ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke parashikuar masa më të ashpra ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Kuvendi votoi me 84 vota pro ndryshimet në Kodin Rrugor, ku i pranishëm në votim ishte edhe kryeministri Rama.
Tashmë me ndryshimet, drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi nuk do të kenë të drejtë të pajisen me patentë për një periudhë prej një viti.
Ndërsa për të miturit, afati për marrjen e patentës do të shtyhet me dy vite nga momenti kur u lind e drejta ligjore për ta përfituar atë.
Po ashtu shoferët që kapen përsëritës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, me nivel alkooli mbi 0.5 g/l në gjak, do t’u hiqet patenta përgjithmonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
