LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 00:12

Mblidhet Qeveria Kurti, merr këto 9 vendime

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, mbledhja do të fillojë në orën 9, raporton IndeksOnline.

Rendi i ditës është si në vijim:

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e zgjatjen e qiradhënies sipas kërkesës së Agjencisë Pyjore e Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje për 15 vite për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror, zona kadastrale Seqisht Komuna Hani i Elezit (ZKM);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për pranimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit në nënprojektin 4 projekte kapitale të reja në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe kryetarët e komunave përkatëse (MIT)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për pranimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në 4 projekte kapitale në përputhje me 4 (katër) marrëveshjet për mbështetje financiare për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe kryetarët e komunave përkatëse (MAPL);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin e ekzekutimit të “Rregullores për pranimin e trajnimit i thirrjeve telefonike në sistemin e takimit të avokatisë, sipas detyrës zyrtare (ex-officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente (MD)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndalimin e ekzekutimit të aktit administrativ mbi lartësinë e shpenzimeve për regjistrim Odes së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente (MD);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit (MD);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për rialokim të mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në pajtim me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Kryetarët e Komunave (MZHR);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Sanimi i Rrëshqitjes në rrugën Hani i Elezit-Gorancë (MPH);

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE