Pas suksesit të bujshëm si ambasador i markës energjike Golden Eagle, Luiz Ejlli shfaqet në një tjetër bashkëpunim surprizë – këtë herë me një nga markat më të njohura të ujit në vend, Lajthiza Premium Water.
Në një foto të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Luizi shihet i ulur në zyrat qendrore të Lajthiza, i rrethuar nga çmime prestigjioze dhe certifikata që dëshmojnë cilësinë e kësaj marke. Me një shishe të ujit Lajthiza përpara dhe buzëqeshjen karakteristike, këngëtari dhe fituesi i Big Brother Vip 2 konfirmon se tashmë është pjesë e kësaj marke shqiptare me renome.
“Nuk është thjesht ujë, është premium. Dhe kur bashkohen emra të mëdhenj, ndodh magjia,” – shkruan një koment i ndjekësve në rrjet.
Bashkëpunimi i Luizit me Lajthizën shihet si një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e tij si figurë publike e fuqishme, që kombinon famën, ndikimin dhe autenticitetin.
Burime pranë këngëtarit bëjnë me dije se marrëveshja arrin vlerën e rreth 200 mijë eurove në vit, duke e bërë atë një nga kontratat më të mëdha që një personazh publik shqiptar ka firmosur ndonjëherë në industrinë e ujit dhe pijes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE