
Kureshtarë për historinë, në vend të parë janë vizitorët nga Holanda
Lezha ka regjistruar numrin rekord kryesisht të huaj përgjatë vitit 2023. Më të preferuar kanë qenë vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë, zona turistike e Shëngjinit ajo e ‘Ranës së Hedhun’.
Lezha është kthyer në një qytet që vizitohet gjatë gjithë vitit. Nuk zgjidhet nga turistët vetëm për bregdetin por edhe për atraksionet e trashëgimisë kulturore. Deri në muajin nëntor me shumë se 18300 turistë kanë treguar interes për historinë e qytetit.
“Pothuajse çdo vit 60% e vizitorëve kanë qenë shqiptarë nga Kosova. Këtë vit ka ndodhur ajo që nuk pritej, rritja e numrit të të huajve po, por jo se mund të thyente edhe rekordin për të kaluar edhe numrin e vizitorëve shqiptarë. Muajin shtator për herë të parë numri i turistëve të huaj ka qenë më i madh se sa i vizitorëve me kombësi shqiptare.”
Turistët nuk janë vetëm nga rajoni por edhe nga shtete të ndryshme. Në vend të parë janë vizitorët nga Holanda.
“Në vitin e kaluar kemi pasur Italinë. Gjatë viteve të tjera ka qenë Izraeli dhe shtete të Europës qendrore, kryesisht Hungaria ndërsa këtë vit ka thyer rekordin historik numri i qytetarëve nga Holanda është më i madh se numri i qytetarëve nga Shqipëria apo nga Kosova.”
Lezha ka një sërë atraksionesh historike që mund të vizitohen.
“Si fokus kanë memorialin e vendvarrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Pas këtij renditet menjëherë kështjella mesjetare e qytetit të Lezhës dhe pastaj kisha e Balldrenit dhe kisha e “Zonjës Nunciatë” në lagjen Nënë Tereza. Sa i përket monumenteve natyrore vendin e parë e ze Rana e Hedhun.”
Lezha u zgjodh gjatë sezonit të verës pikërisht për bregdetin. Plazhet e Shëngjinit, Ranës së Hedhun dhe Tales u frekuentuan nga mijëra turistë.
