
Gjatë një bisede me gazetarët, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i pyetur për një koment për largimin e Marjana Koçekut nga grupi, inkurajoi hetimin për kërcënimet ndaj saj, por shtoi se pa PS, nuk do ta gëzonte mandatin e deputetes.
“Për emrat, nëse edhe këtë si fakt, nuk kam njohuri, jam solidar me këdo që kërcënohet për shkak të funksionit që ka por duhet ta fusim në kullim. Hetime paraprake duhen zhvilluar, edhe vetë, me iniciativë. Unë jam bariu dhe më thoni që unë nuk kam një njoftim që një koleg të sjellë një shkresë, deri të premten kam pasur komunikim. Të mos harrojmë që ne kemi mandate përfaqësuese. Të gjithë ne, deputetët e PS, jemi këtu se na kanë votuar socialistët. Të shkojnë e ta provojnë njëherë pa grushtin dhe trëndafilin si dalin”, tha Balla.
Balla refuzoi të analizonte vendimin e deputetes.
“S’bëj analizë për një deputete të re. Një deputete e re që u ftua të jetë pjesë e PS, një ditë të bukur pasi mori medalje, tha s’dua të vij më në punë”, tha Balla.
Sa për përjashtimin e saj nga grupi, ai tha se është në pritje të njoftimit zyrtar ndërsa përsëriti se s’ka pasur komunikim me Koçekun.
“Njerëzit duhet të njoftojnë zyrtarisht. Ku ta di unë që s’i kanë mbyllur Facebook-un. Unë e kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, tha Balla, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
