LAJME / E Premte 10 Korrik 2026, 16:04

LAJMI I FUNDIT | Ky është shqiptari që humbi jetën tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka prekur një familje shqiptare nga Treblova e Vlorës, pasi një 33-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Itali.

Viktima është Xhovalin Musaraj, ndërsa lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale.

Në postimin mortor, familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 12:00, në vendlindjen e të ndjerit, në Treblovë, ku të afërmit, miqtë dhe bashkëfshatarët do t’i japin lamtumirën e fundit.

Humbja e parakohshme e 33-vjeçarit ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët dhe ata që e njihnin, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes mesazheve në rrjetet sociale.

Deri më tani, rrethanat e plota të aksidentit nuk janë bërë publike, ndërsa nuk dihet ende se si ndodhi ngjarja tragjike që i mori jetën të riut shqiptar.

Autoritetet pritet të zbardhin detaje të tjera lidhur me aksidentin pas përfundimit të hetimeve përkatëse.

Vdekja e Xhovalin Musarajt i shtohet rasteve të shqiptarëve që humbin jetën jashtë vendit, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjet dhe komunitetet nga të cilat vijnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE