LAJME / E Shtunë 21 Qershor 2025, 19:07

“Lajmërova gjithë fisin që do dilja në televizor”, Visjan Ukcenaj rrëfen kush ja beri te keqen qe e perjashtuan nga “Portokallia”

Aktori Visjan Ukcenaj ndau disa nga momentet më të vështira, të rrugëtimit të tij artistik.

“Unë kam humbur një audicion në shkollë dhe një në Portokalli. Kam konkurruar një herë në Akademinë e Arteve në vitin 2007 dhe nuk ma dhanë shkollën.”

Rruga drejt ekranit të madh nuk ishte aq e lehtë. Edhe kur mendohej se kishte kaluar çdo pengesë, një zhgënjim i papritur do të vinte nga një prej emisioneve më të njohura të humorit në Shqipëri asokohe, “Portokalli”.

Ndërsa në Portokalli më prenë nga transmetimi. Kam qenë me tim vëlla, e fitova audicionin dhe do bëja një skeç duke hyrë nga publiku sepse nuk ishin të sigurt a bëja a s’bëja. Dola, e bëra materialin, kishte pafund të qeshura. Bëja materialin e gjimnazistit që fliste për zyshën e vet që kishte një gjoks shumë të madh.”

“Arsyeja pse u hoqa nga transmetimi nuk ishte sepse batuta ishte eksplicite, pasi atëherë në Portokalli përdornin edhe batuta më të rënda. Madje këtë batutë e ka përdorur Agroni në një puntatë tjetër. U ndjeva keq sepse ishte një batutë që e kisha bërë unë.”

“Altini pastaj më preu. Kur mbaroi numri, duartrokiti publiku, erdhi Goni me Amin, prezantohem dhe u thashë: ‘Konkurrova në Akademi, por s’ma dhanë shkollën’. ‘Kush janë këta budallenj që s’të kanë dhënë shkollën?’ më thanë. Tha Goni këtë batutën”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE