LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 21:09

LAJM I FUNDIT/ Protestat në ditën e 25-te, vjen reagimin i fortë i Presidentit Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e qytetarëve për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta.

Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, Begaj u shpreh se zhvillimet aktuale në kryeqytet vijnë në një moment kur qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.

“Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues dhe neutralitetit institucional, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në pajtim me ligjet e vendit.

Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin publik. Korniza kushtetuese dhe shteti ligjor përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë.

Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtjen e Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në interes të së ardhmes evropiane dhe vlerave euroatlantike të vendit”, deklaroi Begaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE