
Një burrë ka mbetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë është dërguar në urgjencën spitalore të Tiranës pasi u qëllua me thikë në një konflikt me një djalë të ri.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Kastriotët”, Tiranë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare të policisë së kryeqytetit.
I plagosuri është shtetasi E.L., 36 vjeç, banor i Tiranës.
Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi E. A., 19 vjeç.
“I riu dyshohet se, për motive të dobëta, në rrugën “Kastriotët”, Tiranë, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin E. L., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.
Ajo shtoi se po punohet për kapjen e 19-vjeçarit që u largua në drejtim të paditur. /noa.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
