LAJME / E Martë 11 Gusht 2026, 13:01

Anksident i rende regjistrohet ne vend

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në dalje të qytetit të Gjirokastrës, në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në vendin e quajtur NSHN.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se të dy automjetet po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë një manovre të gabuar parakalimi nga drejtuesi i automjetit “Audi”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE