Aktori i njohur Laert Vasili ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel, ku ndau një rrëfim të ngarkuar emocionalisht mbi jetën e tij dhe të familjes në kohën e diktaturës.
Në një moment prekës të intervistës, Vasili rrëfeu se motra e tij, e cila ishte fëmija i parë i prindërve të tij, ndërroi jetë në moshën 6 muajshe, pas një ngjarjeje që ai e cilëson si të tmerrshme: sipas tij, foshnjës i ishte marrë një sasi e madhe gjaku gjatë analizave, gjak i cili përdorej për rigjenerimin e gjakut të diktatorit Enver Hoxha.
“Merrej gjaku nga foshnjët dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit. Kështu humbi jetën motra ime 6 muajshe. Kur i çoje fëmijët për analiza, u merrnin më shumë gjak dhe nuk e kuptoje,” – u shpreh aktori, duke shtuar se kjo nuk ishte një rast i izoluar, por një praktikë që, sipas tij, kishte ndodhur me shumë fëmijë të tjerë.
Vasili theksoi se nëna e tij, nga frika, kishte zgjedhur të largohej nga Tirana dhe të lindte atë në Delvinë, për të shmangur një fat të ngjashëm.
“E dinë të gjithë çfarë ndodhte në gjiret e fshehta të Liqenit Artificial, por askush nuk e ka thënë. Shqipëria u mbush me njerëz që qanin me oi… ti mund të qeshësh me zor, por me zor nuk qan dot. Dy milionë e gjysmë shqiptarë kanë qarë me oi për diktatorin,” – tha ai gjatë intervistës.
Aktori nuk i kurseu kritikat edhe për heshtjen që, sipas tij, vazhdon të mbulojë shumë ngjarje të errëta të regjimit të kaluar. Ai përmendi edhe mungesën e transparencës për dosjet e diktaturës dhe figurat e përfshira në to:
“Për sa janë nën dhe te Mali me Gropa… nuk flet akoma njeri për dosjet. E kupton çfarë hipokrizie?”, përfundoi ai , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE