LAJME / E Diel 14 Qershor 2026, 19:07

Ky është vendi në Prizren ku u vra 27 vjeçari nga kushëriri i tij, tjetri në gjendje kritike

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren.

Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga një mjet i mprehtë.

E po ashtu edhe një person tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prizrenit.

“Ajo që mund të konfirmoj në këtë fazë është se një person ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spital. Bazuar në dyshimet fillestare, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë. Hetuesit policorë, ekspertët e forenzikës, prokurori i shtetit dhe ekipet e tjera relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Duke qenë se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve, në këtë moment nuk mund të japim informacione të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes”, deklaroi Kryeziu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE