
Tragjedi në Prizren: Humb jetën 27-vjeçari, babai i tij mbetet i lënduar rëndë pas përleshjes mes dy familjeve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë gjatë një përleshjeje mes dy familjeve.
Përveç viktimës, lëndime serioze ka pësuar edhe babai i tij, 57 vjeç, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur ende nga autoritetet.
Sipas raportimeve të Klan Kosovës, viktima është A. Osmanaj.
Policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë në këtë ngjarje tragjike.

Rasti ka tronditur banorët e fshatit Kobaj, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
