LAJME / E Hënë 8 Qershor 2026, 00:12

“Kur isha i ri tregoja trupin falas”/ Rama sulmon blogeret: Nuk lënë lek pa mbledhur duke treguar çdo pjesë të trupit

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar blogerët e influencerët që kundërshtojnë investimin në Zvërnec të Vlorës dhe që akuzojnë qeverinë për korrupsion.

Nga Elbasani, ku u festua 35-vjetori i PS-së së degës, Rama tha se blogerët marrin para për të treguar trupin e tyre dhe nuk i paguajnë shtetit asnjë taksë.

Kryeministri shtoi se kur ishte i ri, pjesët e trupit të tij i tregonte pa asnjë lek.

“Flamingot i priste pushka dhe horrat që kishin liri të bënin masakër në çdo vend ku kishte shpendë e kafshë. Horrat që e kishin mbushur detin e liqenet me tela korrenti. I vrisnin peshqit me tela korrenti. Nëse flamingot do të kishin gojë të flisnin, nuk diskutohet që…

Edhe ngjyrën nuk e kanë rastësisht ngjyrën e PS. Ne nuk jemi tradhtarët. Na tregojnë këta korrupsionin. Na e tregojnë korrupsionin blogerët që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar pa lekë kur isha i ri dhe që nuk i japin 1 euro taksë shtetit shqiptar. 1 euro taksë nuk paguajnë ata blogerë e influencerë”, tha mes të tjerash Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE